Montag, 3. Oktober 2011

Haxhi Muhaxheri - Poezi














Haxhi Muhaxheri

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë

Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen



PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti





KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!

Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...





LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987





GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr



"Rilindja", 1991





SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon


"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991





KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie





MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11





PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11





PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen

2 Kommentare:

  1. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk munda. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Spell për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    AntwortenLöschen
  2. Qëllimi im këtu sot është të ndaj botës këtë artikull rreth mënyrës sesi Doctor DAWN më ndihmoi të ktheja ish-të dashurin tim, i cili u nda me mua 4 muaj më parë. Bëra gjithçka që munda për ta bërë atë të shihte arsyet me mua në mënyrë që ne të vazhdonim lidhjen tonë, por ai më mohoi. Faleminderit Zotit që më dha mendimin të hyja në internet për ndihmë, kërkova siç duhet dhe pashë komente të ndryshme të Doctor DAWN dhe insistova ta provoja duke e kontaktuar atë nëpërmjet aplikacionit what's on (+2349046229159). Ai më dha arsye të jetoj përsëri dhe përgatiti një magji dhe më tha që ish i dashuri im do të kthehet tek unë brenda 28 orëve. A mund ta besoni, Ish-i dashuri im u kthye tek unë dhe dasma jonë do të mbahet së shpejti. Kontakto me të tani!!! nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë.
    *Për të rikthyer marrëdhënien/martesën tuaj

    * Kuron çdo lloj sëmundje.

    *Kthejeni pronën tuaj.

    * Bëni para ose mbeteni shtatzënë, kontaktoni me të:

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen