Freitag, 27. Mai 2011

Danel Cana: MËNGJES DASHURIE



MËNGJES DASHURIE!          

(poemë)

Hëna zuri të venitej, prapa majës malit, t’lartë.
Muzgu nisi dalngadalë, grykës lumit të rëshqasë.

Poshtë fshatit, anës lumit, rridhte çurkë e një burimi.
Aty ndalem të pi ujë, e lë çantën prej meshini.

Kur papritur, veshët kapën, një si tingull prej metali.
Vjen një vajz të mbush ujë, më e bardhë se kristali.

Mbeta një çast i hutuar, s’di si mbeta i habitur !
Para vashëzës së bukur, gjirin mbushur, shtatin rritur.

Syri saj, si drit e hënës, buza si qershi e ardhur.
Si n’argjënt qafa e derdhur, flokët gjer mbi mesë varur.

Dhe ul kokën i hutuar dhe ajo shikon përdhe.
Dashuri e flakëruar, furishmi zëmrën ma rreh.

Matem që ti them diçka, lëviz buzët me ngadalë
Nanurit’ edhe ajo, por s’dëgjohet asnjë fjalë.

Dorën i hedh, lehtë-lehtë, për mbi sup’, për mbi flokë.
Por ajo e drithëruar, i mban sytë gjith përtokë.

Pastaj i ngre sytë ngadalë, edhe mua zë vështron.
Në sy drejt, me mall e zjarrë, drejt në buzë më shikon.

Kroi, ujët shushurit, cërkat përmbi gurë bien.
Porsi lotë shkasin pastajë, si një vajzë që ngashërehet.

Fresku nëpër trup na hyn . Mëllënja këngës ja merr.
Era ëmbël përkëdhelte, pemë e lule, ç’ka mbi dhetë.

  
DUKE KËRKUAR KËNGËN!

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat pesh mi ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa,
Ëmbëlsia e këngës tënde,
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde,
këndonte një ujvarë.
Sa bukur,sa bukur,
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte ,
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështënje,
të lagur na ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oi shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështënjkë moj gjëmbaçe,
vallë ç’far fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.

PISAZH NATYROR!

Mëngjes i freskët, i bukur.
Dielli i zjarrt, del me përtesë.
Hap qepallat prapa majave me borë,
E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.
***
Mjegulla gjumashe e rënduar,
Zvarritet bregut të lumit.
Fushat shtrihen si qylym i blertë,
Dhe grurin era përkundi.
***

-Hej male...O male!
- Sa vite lufte duruat?
-Me trupin tuaj, gjith plagë!
-E prap ju...male qëndruat


NGA VËNDROJA!

Natën e mir atdheu im.
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vëndroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shof bukurin e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.


Vajz e Valëve!
 (Përpunuar me motive popullore)

Mbi një gur anës së detit,
qan e zeza, qan.
Syri i saj, qerpiku i ngritur,
lotin nuk ja mban.
Dhe një djal që dashuroi,
përtej detit shkoi.
Njerz të tjer’, para e huaj,
e bën ta harroi.
Lotë derdh’ , e qan e gjora,
brengën kush ja njeh?
Ike dhe më le e gjora,
vetëm në k’të jetë.
E shkretuam jetën tonë,
jam rritur jetim.
Rroba të zeza, më veshe
tani në të ri.
Ah kurbet, kurbet i shkretë
mbylle ‘sa shtëpi.
Plagë hape, more njerz,
pikë djalëri.
Shkuan vite që kur ike,
një letër s’dërgove.
Ku t’kërkoj, ah un e mjera?
Zemrën ma helmove.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen