Sonntag, 27. März 2011

Poezi nga Fran Tanushi



...Portreti yt

Gushë bardhë
borë e bjeshkëve të larta
rrezet e diellit kur e vezullojnë

Buzëvalë
që shkrijnë akullin
në një zemër ende të pangrohur

Ti – gjoks ngritura
mat’ horizontet
e ardhmërisë plot jetë

Flokëverdhat i mban kurorë
shtatit të hedhur
si motër e shtojzovalleve

Me sy të kaltër
dhe shikim dashuror
më sjell kthjelltësi qiellore

Më je herë engjëll
herë zanë
që ndihem kaq djalë
pranë kur më je







Dardania

Emër i vjetër
shekujve të tërbuar
çmendurisht

Nën gurë muranash
fshehtësinë e historisë
tënde e ruan

Me gishtat e gjymtyrëve
sakat
vitet për në rilindje numëron

Dardania
dardhania
kopshti i Edenit tim

(Poezia ime e parë Dardani - Prishtinë ..82)








Ky jam unë

...dhe kur hesht
në mendje bluaj

shumë lexoj
nga pak shkruaj

kur unë flas
mund të bërtas

dhe pse këndoj
ndonjëherë vajtoj

nuk urrej
veç dashuroj

gjithmonë puth’
por dhe kafshoj

një ,,xhind’’ qe e do jetën
egërsirë për të padrejtën

ngjaj në engjëll më trup njeriu.








Pse Kosovë

I ke rrudhë vetullat
edhe gazi
në buzë është ngjizë
A mos ndoshta
ke humb luftën
apo shtati
prapë të është lidhur

Ndoshta plaga
rënkon prapë
dhe me ofsha
klith nga mundi
mos gërshërët
djalli i mpreh
shtatit tënd
nga kalon lumi

Zot e djall
nyjën ta lidhin
se kem shpatën
e Lekës për derë
mbi ty s’do të lëmë gërshërë
pa e ndezur dhe një herë.







Unë dhe ata

kur kam lindur
me kanë thënë

nën ,,akordimin’’ e vajit tim
të tjerët qeshnin

unë hesht
kur të tjerët qajnë

duke u ngërthyer
në brendinë e botës sime

pra unë si për ,,inat’’
nuk qesh as nuk qaj

se me ta ... këndoj







Të pandarit e ndarë
unë isha aty
ku plaga kurimin kërkonte

në motet e valëzuara
pa shpresë e trazim

sot kur të qetësuar jeni
ma ,,lejoni’’ dhe mua qetësinë

po nuk duhem tjetër
mos brengoseni ...

me hidheni tej purgatorit
ku drita e terri rrugët ndajnë

për ne ...
të pandarit e ndarë







Zogj të qyqes

Zogj të qyqes
qyqen e braktisen
sapo këngën e saj
e mësuan

Gu gu gu
Gu gu gu
Për ty
Qyqe

Zogj të qyqes
botën në sy e morën
ku të ikën qyqet
qyqe moj për Ty







Ty që nuk të kam taktuar kurrë
Nëse me takon
ndonjëherë
ke për t’u ,,penduar”
po më dashuron


ke për të vuajtur
një jetë të tërë
për mua
apo me mua

,,ruaju ’’ nga unë
djalli dhe engjëlli
i mbështjellë
në lëkurën e trupit
të njeriut








Aty ku jemi pagëzuar

Aty
ku tokë e qiell
shpirtërisht puthiten
Engjëj dhe njerëz
mëshirshëm i luten krijuesit

Aty
ku kemi lindur
Unë dhe Ti
ëndrrat më të bukura
ku i ëndërrojmë...

Aty
ku për atë vend
zemra rrah
pa përtesë dhe plot
dashuri...

Aty
është..tempulli
shtëpi e zotit
kjo Lule ...
në Dukagjin...


Poezite jan marre nga libri ne botim “Jeta e cenzurueme” dhe ishin te organizuara ndryshe grafikisht.


SHËNIME PËR AUTORIN


Fran Tanushi, lindi në Dukagjin - GJAKOVE në vitin 1963. Shkollimin fillestar dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje - Gjakovë.
Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoj në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani) .
Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas.
Jeton dhe vepron në Augsburg të Gjermanisë ,në lidhje të pa shkeputura me vendlindjen.


Përgatiti: Haxhi Muhaxheri

1 Kommentar:

  1. Si takova DR WALE dhe ai më ndihmoi të shpëtoja marrëdhënien time gjashtëvjeçare. Unë dhe e dashura ime jemi takuar për gjashtë vitet e fundit dhe gjithçka po shkonte pa probleme me ne. Ne po planifikonim të martoheshim vitin e ardhshëm. Unë dhe e dashura ime ishim të lumtur duke bërë gjërat tona së bashku jo derisa ajo filloi të sillej qesharake ndaj meje, sa herë që e pyes nëse e kam bërë gabim, ajo do të thotë JO. Kjo kutinë për disa javë dhe një ditë ajo më tha se nuk ishte më e interesuar për marrëdhënien tonë pasi më tha se isha e tronditur dhe zemra e thyer. I lutem asaj ajo thotë JO se gjithçka ka marrë fund mes nesh. Kështu që pasi kanë kaluar disa muaj dhe shoh që nuk mund të vazhdoj pa të dhe bëra disa kërkime dhe hasa në shumë dëshmi të mira për DR WALE, kështu që arrita në përfundimin se DR WALE është njeriu kryesor, i drejtohem atij dhe ndaj dhimbjet e mia me të. Pasi i thashë gjithçka më pyeti për emrin tim dhe emrin e të dashurës sime. Pas ca kohësh ai më shpjegoi se gruaja ime ishte futur në kurth nga dikush tjetër me një sharm vudu siç më tha. Unë atëherë e kuptoj pse gruaja ime nuk po vepronte tani me mua. Epo, gjëja e mirë është se DR WALE bëri të gjitha gjërat e nevojshme që duheshin bërë. Ndërsa unë shkruaj për momentin, unë dhe e dashura ime do të martohemi këtë vit. Ajo është kthyer tek unë dhe të dy jemi të lumtur së bashku. Mund të kontaktoni DR WALE Përmes: +2347054019402 OSE Email: drwalespellhome@gmail.com

    AntwortenLöschen