Sonntag, 27. März 2011
Poezi nga Dhimiter Kokaveshi
PËRKËDHELJE BUKURIE
Me bukurinë udhëtojmë
...Mbushur mendime.
Ç’do përkëdhelje, zgjon ëndërime?!...
Prehri i ngrohtë, i çdo Itake,
Nuk i përket zhgënjimit, dhimbjes
Mallit dhe joshjes momentale
Kur tradhton!
Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde Itakë
Dhe jashtë parametrave tona, ti,... prapë...
I përpunon.
Shkëmbi!...
Nuk trëmbet marrëzisë
Së dallgës,
Thërmohet!
Jetën qeton kur këmbët i lëpin
Dhe i ledhaton.
Psikoanalizë e brezave,...
Filozofisë,
Një skalion
S’mund të mbetet mburojë
Thyhet,...
Vazhdimësisë së marrëzisë.
Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihet
Mbi çdo moment magjie, gjithësie.
Transformimi dhe tretja, shkëmbim lënde
Apo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!...
Këtë, nuk ja besoj sofizmave
Që mundojnë qendrojnë,...
Përjetësisë mbi parkun tëndë
Dhe të lavdisë o amësi e thellësisë.
Brënda vizioneve tona,... zgjon,...
Hapësirat, e përsosmerisë!
TROKITJE
Të elektrizuara pikat prej afrimitetit, dehen!
Ashtu, dehshëm trokasin
Hapësirës, duke marrë përmasat si një aktor
I madhështisë dhe i trishtimit,... lartësisë.
Masa e tyre, çan hapësirën duke ndruar vëllimet
Sferike, kuboike, piramidale po mbi të gjitha!...
Shpërthimet e vetëtimave ngjajnë,... një fushe
Të minuar duke i ngjeshur ato, në dënesa!
Kaosit atmosferik s’përmbajnë vetveten
Dhe rrokullisen, duke kërkuar secila
Një startim të pa ndërgjegjësuar mbritjeje.
Kur trupi i tyre shëmbet, ndjejnë,
Zgjohen, si qenie e gjallë levizin
Labirinteve e dejeve tokësore.
Qarkullimi, ushqen, tret dhe rrit çdo qelizë, mbulon
Dhe përqafon gjerësinë arteriale tokësore, risjell
Freski, ripertëritje dhe çorientim mllëfit të qetësisë,
Madhështisë dehëse të gjithësisë.
Kur i përkasin përallores, ambasadores së aritjeve
Që verbojnë botën duhet t’i trëmbet,... shpirti ynë.
Përsosmerisë ikonike dhe trishtuese të reve, shtohet
Demagogjia e shprehjes, meditimi dhe trishtimi ynë;
Kjo, fantazi vizionare dhe krijuese, udhëtimit.
E përkëdhelura e gjithësisë, dehej madhështisë
Së pasqyrës qiellore, bukurive krenare të saj
Dhe ngrinte sa më lartë gjijtë e saj femëror
Drejt pushtimit dhe çthurjes së kaltërsive
Nëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!
Llavën hidhnin sa më lartë dhe qielli... i milte
Duke lënë prapë të pa shuar epshin e tyre
Pretndues, posedues dhe predikues të tyre
Triumfator!
Çmenduria zhvilluese e përmasave gjenetike
Tokësore ndjenin madhështinë e përmbajtjes
Hapësirës ku lëviznin me krenari të pa shoqe
Dhe të vetme, përballë gjithësisë.
Mbi këto krenari, pikat humbën durimin dhe haremin
E tyre dueleve dhe dusheve qiellore.
Gëzimi, rënkesat dhe mjerimi, haruan pronësinë,
Kurorë bënë vajtimin!
Ditë mjerane udhëtonin brënda dhe përtej zilisë
Si dhimbje e mbytur, kujdesit të shuar
Dhe kalimtar egoizmit që i stis.
Përtej zhvillimeve prapë do t’ju marrë malli,
Ju shikoj, i tharë loti i qiejve ku mbritët rrezet,
Shumë,... s’ju admirojnë!
A mund të mbetet prapë zilia e lartësisë
Projeksion?!...
Brënda mundimeve pikat
U mblodhën përseri dhe rënies,...
U hazdisën!
Qielli krenohej kur milte dhe ledhatonte gjinjtë
Tokësor si pjesë e qenësishme e tërësisë së tij.
Toka, gëzonte dhe lakmonte shtrydhjen përqafuese
Lotit të tij, levizjeve të pa kontrolluara dhe kaotike
Sterilitetit që përmbanin.
Ëngjëjt! Përgjonin, përgjonin veprimtarinë e tyre
Dhe s’i frenonin mbylljes së katakombeve
Thëllësive tokësore në larjen,... e mëkateve!
Jashtë ndërgjegjësimit pikat, bëhën shkatëruese,
Tronditëse dhe ledhatare përpëlitjeve hapësinore
Plot rrënkim dhe gëzim! Imazhet e tyre të përkryera
I rrënuan trokitjeve medituese gjithmonë jetës
Në përgjim.
Pikat dhe shiu, si zëra bishash iritimeve provokojnë
Mendimet, mundimet dhe kaltërsinë shpirtërore.
Ato, ngjasojnë jetës, mbi gëzimet kondensohen
Dilemave rikrijimit të ciklit,... vazhdimësisë.
PËRSHENDETJE E TEJ SKAJËSHME
Planeti i shndritshëm i sistemit tonë, zbret të josh
Jetën, të vendos balanca dhe fat planeteve lëshuar
Ledhatimit mbi rrezet e tij si dhe krehjes dhe alarmimit
Vendosur qeverisë qiellore mbi skema mashtruese,
Rënkime dhe çthurje devijimit mbi parimin,... ngrohtësi!
Rrezatimi i planetit të ngrohtë shtrinte krenarinë
Ritmike fuqisë rrezatuese dhe goditëse mardhënieve
Që ndryshonin në terësi sistemin e veprimit planetar
Si dhe kullimin rrezatues, të masës njerëzore, në veçanti.
Rumbullaksia e përkryer ciklike dhe monotone e tij
U paraqit në formën e buzëve vizatimeve kjo, si shenjë
Mirënjohjeje dhe ngrohtësie përzgjedhjes, çorientuese.
Ne, rritemi brënda ngrohtësisë dhe flakët tona
Përpijnë,... jetën, zhvillimit pa gërshetim.
Aplikim çoroditës dhe sfidues dijet njerëzore padrejtësisë
Falëse mes energjive të tij dhe planetit të zjarrtë
Dhe të të ngrohtë që vëzhgon dhe mashtron fshehjes
Eklipsore, për një rikthim të madhë të madhështisë!
Asnjëherë nuk e parafytyrova perëndinë
Mbi frenimin dhe perëndimin e gjithësisë
Ndaj mbretërive që s’i përkasin më,... magjisë!
Sa i dashur ky Diell veçse,... sundimtar,...
Mbi të gjithë!
Mos vallë dezertimit prej rrezeve të tij njerëzit
Harojnë të përcjellin ngrohtësinë?!...
E dyshimtë krenaria njerëzore mes britmave joshëse,
Lavdisë.
Rrezatimet kozmografike bagazh stok nuk bien
Ligjeve që ndryshojnë dhe ndryshojmë iritimeve
Mendore, qetësisë.
Ato, mundojnë, sundojnë, përkulen transformimit...
Përjetësisë.
A mundet rrezatimin diellit,... t’ia gjykojmë?!... ...
Iritimeve të tij ai, pranon vetëm ngjitje përsosmërie
Kur i afrojmë përkujdesjes, gjirit që na rrit dhe e vjelim
Veçse,... na mjel energjitë, që i sfidojmë!
MODESTI
Si mund të pikëtoj nxitim,
Zili, në dëmin tuaj
Si t’ju sulmoj?!...
Mposht utopinë mes yjesh
Prandaj jetoj.
DILEME
Mbetëm martirët, e jetës së mjeruar!
Në këtë mënyrë u nisën brezat
Dhe kurrë mbarojnë?...
Mes dritës, dritën s’pamë
Dëshirën e guximshme s’rebeluam!
Qamë mjerimin,
Virtyt i praptë i njerëzimit.
Prej tij lindin gjykatës ndoshta,...
Ndoshta, të hapësirës njerëzore.
Në madhështinë e tyre gjithmonë dehen
Presim, presin.... «triumfatoren!»
S’njohëm përplasjen, revoltën paqesore;
Mbetëm pllagonë me fytyrë njerëzore
Të pasurit e shpirtit,... jo inisiator.
TRYSNI
Dikur, diku!...
Më the të fshihesha
Dhe ndjeva ndarje
Dhe trysni!
Sa largë
Ndjemë njeri tjetrin
Aq afër, s’ndjemë...
Ngrohtësinë.
Thërmija kristalore
Afërsia...
Humbi, vetin e bashkëveprimit!
Zbërthime dhe zhvillime
Gjithmonë jetës,
Në kërkim.
ARKIVIM
Trupi ynë,... dërmuar!
Si kamikazët larg frikës dhe jetës.
Të kolliturat tona!...
Të shkurtra, si jeta gjerdanit hipokrit.
Egzistenca jonë!...
Parajsa më e keqe, çmendim thellësie
Ku arkivon në ngrirje,...
Çdo mendim.
1997
KRENARI
Kur më mungon,...
Ndjej dhimbje, mall!
Kur jemi pranë
Ndjejmë,....
Krenarinë e njeri tjetrit.
NDASI
Lule artificiale të dhuronin
Mes tyre!...
Egzistonte një ndasi.
Sundueset e bukurive vola
Dhe le t’ përkiste vyshkja
Iritimit, ndjenjës,... së mërzis!
Mes luleve buqet
Buzët,... i afrova.
Jetën, mes tyre e shtjellova.
Nektar,
Pije perëndish kërkova
Botës,
Që jetove dhe jetova,...
Përsosmeri!
VAZHDIMËSI
I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!...
Si një kanion,..
I thellë.
I çmuar është
Sa s’ka ku më.
A matet deti
Me një breg
Ku vala,... mund,...
Të nanuriset?!.....
RUTINË JETE
Ujëvarë e shkurtër, vitet!...
Kërusur dhe thyer rrugëve ku rritemi,
Mbetemi, shuhemi dhe shkundemi
Si udhëkryq pa semafor.
Një trup i ngurtë, i ngushtë,...i shtrydhur
Si një shtëpi
Ngjyrave pa përshtatje akromatopsis.
Hije!... gri.
Hije e gurrtë përplaset, thyen gurrin
Dhe Ne,arkitekturave që zbërthejnë
Mendimin tonë dhe pse s’ qendrojmë
Dhe qendrojnë... përjetësisë.
Përjetësi...
Ndertimore mbi një çati program pranimi
Ngrohtësie,... drite, njohjeve
Ku depërton dritareve shkulur që digjen
Njerrëzit dhe portat pritjeve të stërgjatura
Ngjeshur
Si shpatulla shtyllave, mbështetur shtrengatave
Stinore lëshuar si pika loti strehëzave
Të njeri tjetrit pa kursim?!... ...
Shikim i nxirë!...
Filxhan shkulur, ashtu
Si flokë shkatrimit dhe shkarkimit
Zgjimit...
Të një urie të vështirë
Brishtësisë. ... ...
ZË MISTIK
Të ledhatoj flokët
Sa është kufiri i largëpamësisë
Prej mediokritetit.
Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës,
Gjithmonë triumfon?!...
O zë mistik!...
Shpesh brënda vetes vetëm...
Mos kumbo!
MOS PRITJA
Fantazisë tonë lekunden yjet
...Duke kërcyer,
Vallen e magjistares,...
Së magjepsur!
Zbathur a veshur mendimi ynë
Hedhur si jele...
Kreshtës së shekujve
Që zgjohen
Lindjes së bekuar mbretërisë
Që asnjëherë nuk pret askënd
Mbi shpinë,...
Si ledhatim.
Përgatiti: Haxhi Muhaxheri
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen