Sonntag, 27. November 2011

Grigor Jovani: Shqipëria


GRIGOR JOVANI

 “Vdekje është, të shkretën...”

 SHQIPERIA

 Motra ime e vogël - Shqipëri,
mbetur në shtëpinë e prindërve të mi,
nuk e di, sa je rritur...

Mbaj mend, shfaqje dhe fshije fytyrën,
në çdo vizatim,
kur isha i mitur.
 


JETA IME

Jetova një jetë
brenda një guacke.

Një kokër rëre... Që era e luante,
si gogël.

Ç’gjë tjetër t’u them? S’gjej fjalë
më të vogël.



 IM ATE

Asgjë nuk më the,
por m’i mësove të gjitha.

I kishe zët fjalët,
flisje mirë heshtjen.

Më thoje gjithshka,
por harrove vdekjen...



 TE DASHUROSH

Të dashurosh duhen tre zemra.

Unë kisha dy: të dashurisë
dhe trishtimit...

Tani e kuptova. Mungonte e treta,
ajo e durimit.



 SHELGJET

Sekretin tim e dinë
shelgjet,
buzë lumit.

E pëshpërisin,
duke krehur flokët,
pak para gjumit.



 KEPUCET E MBRETIT

Gëzohesh: sheh të tjerët poshtë,
nga maja e ndritur
e pushtetit.

Harron:
poshtë kalit i shikon më mirë,
këpucët e grisura të mbretit.



 NJEREZORE

Kur u zgjova,
kisha në krahë
një krijesë të fildishtë.
Një skulpturë
fshehur nën çarçafë,
me ato vijat e brishtë.
U pamë ndër sy, Zoti im,
lumturinë
nuk e fshihje dot.
Dehur prej gëzimit tim,
ishe njeri,
jo Zot.



 VJEN NJE KOHE

Përpara Vdekjes, vjen një kohë,
me gisht në gojë
mbesim.

Na djeg gjithë jetën si do rrojmë,
harrojmë si do vdesim.



 NESER

Nesër, e dashur, nuk do të gdhihet,
si shtëpijakë të kësaj nate,
do ndjehemi tek burgu ynë.

T’i themi fjalët nga fillimi,
mbase e çmojmë dikur lirinë!



 STATUJAT

Në këtë vend,
mos ngrini më
statuja.

Nuk ka kuptim.

Ose i prishin,
ose shkojnë në mërgim.



 JEVGJITKAT

Në një dyqan rrobash elegante,
hyn dy jevgjitka.

U dukej në sjellje një lloj frike...

Vunë buzën në gaz tek vitrinat,
kukllat plastike.


RFI

Nuk e kupton përse të refuzuan,
gjithshka në zarf
ishte në rregull (?!)

Që zarfin mos ta merrte era,
harrove t’i vije brenda
... një tjegull.



 FAJI

Nuk ka faj ajo,
që arkëmortjen
ma bën gati...

E kam fajin vet.

Që të më maste,
u shtriva
sa gjerë-gjati.



 PARULLAT

Të lodhura kaq kohë nëpër ballkone,
u shtrinë në parkun bashkiak,
pranë lumit.

Gërmat e kuqe, shënjat e pikësimit,
zunë nga një hije
dhe ia futën gjumit.

Erdhën policët: “Ju s’duhet të flini!
Për tjetër gjë ju bëmë,
në fund të fundit!”

“E bëmë detyrën tonë, - parullat thanë, -
pasi e narkuam,
fjeti dhe i fundit...”


 OPTIMIZEM

Do të kalojë edhe kjo. Do ta hamë
edhe këtë herë
të përpjetën.

Ç’bën kështu, o shpirt?! Vdekje është,
të shkretën.

1 Kommentar:

  1. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk munda. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Spell për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    AntwortenLöschen