Sonntag, 29. Juli 2012

Grigor Jovani: 10 LIRIKA DETI

10 lirika deti
 

 MUZA

Duhet të të kërkoj të falur, Muzë!
Mban mend? Shfryva bulçitë vite më parë:
“Mirë që me vargjet s’më bëre të pasur,
por as edhe një flirt, dreqi ta marrë!”

Ma ruajte për në fund, moj bijë e mbretit:
nxore një koral, nga fundi i detit.
 





 MJALTI NE BUZE

Të kishte mbetur
mjalti në buzë.
Një pikë nektar,
aty në cep.

I kisha duart
në tjetër punë...
Buzët afrova,
I bëra sqep.

Bashkë me gjuhët,
dy palë buzë,
i ngjiti mjalti,
askush s’i hoqi.

Duke i shqitur,
mbeti një shenjë.
Haje merak:
“Ç’t’i them tim shoqi?”

 
 
 
NE NJE SHTEPI

Në këtë shtëpinë e vjetëruar,
dikur jetonte një peri.
Një botë e tërë ia kish lakmuar
belin e hollë, fytyrën, gjinjtë...

Tani është plakur krejt e shkreta,
duhan të lirë dredh me gazeta.
Kollitet. “Plaç!” – i thonë komshinjtë.

 
 
 
PUTHJA

Kërkova ujë tek shoqëria ngjitur,
më zgjati shishen një syndritur.
“Nuk kemi gota,” – tha,
e skuqur shpuzë.

S’kisha tjetër mënyrë,
ta puthja në buzë.

 
 
 
KULAÇE ME MJALTE

Prapë,
kulaçe me mjaltë gatuan,
nënë?
Nesër kam ditëlindjen.
Nuk m’i harrove kurrë,
moj e mira.
Por pse,
këtu e dhjetë vjet, që ke ikur,
gatuan të njejtat embëlsira?

 
 
 
PJESËMARRES NE VRASJE

Le të ndodh sot, në të aguar.
Do ta vras. Madje jam vonuar.

Do vë dyfekun në syrin e shënjës,
do ta fiksoj mes shënjestrës
dhe bam!
Kaq netë më përqesh vargjet e zemrës,
m’i bëri ndjenjat
haram.

Le të jenë të gjithë dëshmitarë në vrasje.
E bëj qëllimisht,
s’kam gajle, vërtet.
Ç’kujtuat ju? Me Hënën kam ngasje,
atë do vras,
do ta zhys në det.

 
 
 
HIJET

Kur nuk je ti, zmadhohet shtëpia.
Hap dritën: mungojnë lëvizjet.

Përse habitesh? – thonë sendet -.
E dije...

Dhe krevati,
krevati ku bënim dashuri,
i paprekur, i ngrirë, si hije.

 
 
 
PLAZHET E HUAJ

Plazhe që të nxjerrin në të tjera plazhe.
Vaporë që mbërrijnë. Njerëz të njejtë,
që nxitojnë.

Ndryshimi? Nuk të dashurojnë…

 
 
 
 
AKUARIUMI

Miq hipokritë!
Më mëshironi,
kur më shikoni
burgosur vargjesh,
si peshakaqen
brenda një akuariumi,
kështu më vjen,
të thej xhamet,
t’ju shqyej qeshjet,
mos t’iu zerë gjumi!

 
 
 
NGADO QE TA KTHESH

Ngado që ta kthesh, sido që ta shtrosh:
punë dreqi kjo... të dashurosh.


GRIGOR JOVANI
(Plazhi i Shën Teodorit, 29 e korrikut, 2012)

1 Kommentar:

  1. Përshëndetje të gjithëve, funksionoi vërtet dhe jam krenare që dëshmoj edhe unë. Burri im më la për një vajzë tjetër. U ndjeva shumë keq, por prisja që ai të kthehej tek unë. Një ditë pashë një mesazh se si një grua takoi burrin e saj dhe vendosa të provoj këtë profet i cili e ndihmoi sepse lidhja ime dështoi. Edhe pse nuk besoja kurrë në punën shpirtërore. U përpoqa me ngurrim sepse isha e dëshpëruar, por për habinë time të madhe, ky profet më ndihmoi dhe lidhja ime tani është perfekte sepse më ndihmoi të rikthehesha te burri im dhe ai tani më trajton si mbretëreshë, edhe pse më tha se nuk ishte më i dashuruar me mua. Epo, nuk mund të them shumë, por nëse keni probleme me lidhjen tuaj, ja adresa e email-it (palaceofsolutions@gmail.com). Partneri juaj patjetër do të kthehet tek ju.. Ose kontaktoni whatsapp-in e tij në +1(813) 360 1365.

    AntwortenLöschen