Kënga ime- jeta ime e shastisur
t`u përgjakën gishtërinjtë e të ranë dhjetë lëkura
së renduri pas diellit me një strajcë ëndërrash
me një strajcë dhembjesh, dëshirash që pëlcasin
pa britmë e pa vaje, por që s`pushojnë së renduri
pas pulëbardhave në fluturim horizonteve të ngrysura...
Zgjaten shtigjet tua, zgjaten e kurr nuk sosen
gjithnjë e më pak jam unë- çdo gjë ta kam falur
bonjakja ime- këngë, bimë e etshme gjaku;
s`di ç`të bëj me dhembjen që të çel në çdo rremb
s`di ç`të bëj me pikëllimin tënd pipave të tharë
s`di ç`të bëj me lulet e vyshkura- jeta ime e vrarë
kur dridhen sahatkullat ndër shtërgata motesh,
pa plang e pa shtëpi jemi, ne, endacakë të përjetshëm
ikim nga harrimi, mashtrimet, dhuna, nga vdekja...
por askund fundi i kësaj odiseade, askund Itaka
me buzëqeshje të na shkrijë akujt ankthit e të mallit-
duart t`i ngrohim pranë vatrës- kurrë të braktisur,
të na përtërihet durimi, ty- zëri i shterur
nga fundi i ferrit duke klithur, lëndinës së shtrigave...
T`i mbledhim, moj, cuklat e dashurisë e kujtesën e grisur
edhe me gjysmë mushkërie mund të ecim kah e nesërmja
tash e dimë përmendësh pse u nemën bjeshkët
dhe mësuam të zbresim në det, të ngjitemi kah dielli
udhën e shkronjave e mësuam, shtigjet e fjalës
fanarët e shpirtit t`i ndezim tej- përtej oqeanit
qiell e dhé je për mua- prush e hi jam për ty
djep i ëndërrave të mia- rrita ime je ti,
ndaj të pëshpëris çdo natë dhe të shtrëngoj si fëmijë
jeta ime e shastisur, vdekja ime- poezi!...
PËRPËLITJE
oj Nënë,
se dhembja e asaj që s`mund
ta them?!...
nga të dy skajet e kohës
shekujt i masim
e pesha e dhembjes
si dënim i përjetshëm
na rëndon.
Më duket se ai
ka më shumë fat
meqë zbret në fund
të përsëritë lojën-
sa herë i rrokulliset guri
derisa unë-
këngëtar`i shkretë,
marr e jap një jetë të tërë
dhe s`lëviz nga vendi
gurin e dhembjes!...
LUGETËRIT E FJALËS
më thonë të hesht
sa herë hesht
nën dhunën e tyre
më yshtin të flas
vetëm po të lëviz
nofullat nga dëshprimi
ngërdhuzen tmerrshëm
matem t`i pështyj
më gërvishtin në fytyrë
dhe fshihen
përpiqem t`i harroj
kur dalin papritmas
plot egërsi...
O të mallkuar,
a do të kishte kuptim
ferri pa ju!
ORAKUJT E RREJSHËM
edhe poetët ditkan të bëjnë lajka,
të përhapin mashtrime,
të mbështesin Çezarin
e të lavdërojnë tiranët-
në emër të luftës për Liri!
Edhe poetët ditkan të jenë
si të gjithë të tjerët,
të yshten me të holla,
me shpërblime ndërkombëtare,
e të bëhen zëdhënës
të një të çmenduri tiran
maje Froni,
t`i mbulojnë tragjeditë
me perdet magjike të fjalës,
t`i kurdisin dramat e dhimbshme
të shekujve-
kur blihen!!...
O burrani,
mos u besoni kurrë
orakujve të rrejshëm-
krijuesve oborrtarë!
SYTË E ARGUSIT
i ka fryrë dhembja-
freskinë ua kanë tharë
marrëzitë e kohës.
S’ishte e lehtë të shije botën
duke ndërruar ngjyrë
dhjetë herë në ditë
si kameleoni,
s’ishte lehtë të shihje
demonë të nderuar si hyjni
dhe hyjnitë që grisnin munshkëritë
për të dëshmuar
shejtërinë,
s’ishte e lehtë
të përpije gjithë këtë pleh
që shitet për ar
midis bebëzave
e të masje
dioptrinë e hirësisë
çthjurjen e shekullit
pa guxuar të nxjerrësh
të vërtetën-
Argus,
ytë e tu i vrau shëmtia
në një kohë të pa kohë!*)
TRAJEKTORJA E FATIT
e u treta në mërgim
duke djegur veten
me vargje nëpër buzë
e kokën e lënë
peng për të nesërmen.
Për besë,
kudo shpërndava
dhembjen time të zjarrtë
e mbolla ëndërrat-
thirrjet për Lirinë!
Sa keq,
vështirë po na lëshon
kllapimi e vdekjes-
ndaj na ndjekin
këmba pas këmbë të Ligat!
Marrë nga www.brahimavdyli.ch
Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159
AntwortenLöschenPershendetje miq, me profesion jam mjek. Unë kurrë nuk kam besuar në superfeshier për shkak të përvojës sime profesionale derisa takova Dr Gideon, një magjistar i fuqishëm që është i mrekullueshëm me punën e tij. Unë kisha probleme në martesën time prej 12 vitesh kur zbulova se burri im kishte një lidhje me kolegen e tij, kështu që u përballa me të, gjithçka që ai mund të më thoshte është se duhet të jem gati për një divorc sepse ai është i lodhur nga unë, kjo ishte vërtet e habitshme. sepse pas dy ditësh marr certifikatën e divorcit prej tij, i lutem të ndalojë por ai u soll në mënyrë të çuditshme, as që mendon se si do të ndikojë tek fëmijët tanë, pastaj fola me një shoqe për problemin tim dhe ajo më tha se si ishte në një situatë të ngjashme, por Dr. Situata, më thanë se çfarë të bëja dhe sot burri im është përsëri në paqe me mua dhe ka ndaluar të gjitha veprimet e tij të këqija ndaj meje. Nëse keni një problem në marrëdhënien tuaj, doktor Gideon është ndalesa juaj e fundit për një zgjidhje. Mund ta kontaktoni në WhatsApp:. +2347042191323
AntwortenLöschenEmail:drgideon611@gmail.com