Poeti Grigor Jovani
Motra ime e vogël - Shqipëri,
mbetur në shtëpinë e prindërve të mi,
nuk e di, sa je rritur...
Mbaj mend, shfaqje dhe fshije fytyrën,
në çdo vizatim,
kur ishim të mitur.
JETA
Jetova një jetë
brenda një guacke.
Një kokër rëre...
Që era e luante,
si gogël.
Ç’gjë tjetër t’u them?
S’ka fjalë më të vogël...
PRESIDENTI
"Ç’karrike është kjo?
- qe ankesa e parë. -
Dëgjohen krimba
brenda saj...
Rregulloni këtë punë,
më parë.
Të tjerat, pastaj...".
FSHATARET
Tani që rrugët u mbyllën nga borërat,
do t’u mungojë qumështi i lopëve tona,
buka nga të korrërat...
Ç’do të bëni pa ne,
qytetarë?!
Po ju, ç’do të bëni pa konservat tona,
pa bordellot e orëve të vona,
kur zbrisni në qytet,
o qyqarë?
PORTA
Po të lë portën shkyçur.
Nëse dëshiron të ikësh,
me takt.
Veç mos e përplas. Është
dera e zemrës.
Kam kaluar infrakt.
NORMAT
Kur vodha shumë,
më panë me admirim.
Kur vodha pak,
më shpallën për dënim.
Kur s’vodha fare,
qanë hallin tim.
KRISHTI
Im Atë! Këta poshtë,
që me gurë më ranë,
që gjëmba më vunë
për kurorë
dhe shpallën mbret
Satananë,
ç’gëzim të frikshëm,
që kanë!
Përballë Së Keqes
janë një:
Patricë dhe plebenj!
Fali, Imzot!
Janë budallenj!
IDIOTESIRA!
Ç’the? Jam i fortë,
si hekur?
Flet budallallëqe!
Pa më pyet, si ndjehem,
prej ndryshkut,
në këllqe!
DJALLEZIA
Nuk kisha parë një burg të tillë!
Parajsë,
nga më të bukurat!
E kishin bërë të bukur qëllimisht,
për fluturat!
E frikshme, ç’ndodh me njerëzit:
ç’mendojnë!
Nuk ka vuajtje më të tmerrshme,
për fluturat,
kur s’fluturojnë!
POETET
Kur qajnë poetët,
bie shi.
Ngashërehet Zoti.
Pak nga pak,
humb ngjyrën e vet,
nga flokët e lyera të poetëve,
loti.
"GOLFI"
"Ku do të shkojmë?" - pyeta instiktivisht. -
Çdo takim të parë,
s’ndihem kaq lirisht...
"Për seks në pyll, - ma plase në fytyrë, -
për plazh,
në det..."
"Mos më shiko, - thotë "Golf"-i, duke shfryrë, -
Ti shih çdo bësh...
Unë rrugën e di vet...".
PUSHIMET
Nuk të pëlqejnë pushimet,
që të thashë?
Kërkon t’i biesh botës,
pash më pashë,
si një Zhyl Vern a Robinson Kruzo?
Por në ashensor, përse të pashë?!
Ja ku është taraca...
fluturo!
MAKINA
Çdo mëngjes,
kontrolloj këmbët,
nëse janë akoma aty.
Për këtë,
s’ma ka fajin gota...
Nganjëherë, në lekan,
them se kam të ngjitur
dy rrota.
PROSTITUTA
Dashke deodorantin përkatës të gjesh,
të zbosh erërat e keqe në shpirt,
edhe ato më të thellat.
Zbo aromat e keqe të trupit një herë,
që ata që të qasen,
mos të nisin të vjellat.
TESTAMENT
Nuk më pëlqen drejtkëndësh,
a katror.
Një varr të rrumbullaktë
dua për vete.
Të mos ngjasojë me dyert e dritaret,
në burgjet që kalova,
gjatë një jete.
(Athinë, korrik, 2011)
Qëllimi im këtu sot është të ndaj botës këtë artikull rreth mënyrës sesi Doctor DAWN më ndihmoi të ktheja ish-të dashurin tim, i cili u nda me mua 4 muaj më parë. Bëra gjithçka që munda për ta bërë atë të shihte arsyet me mua në mënyrë që ne të vazhdonim lidhjen tonë, por ai më mohoi. Faleminderit Zotit që më dha mendimin të hyja në internet për ndihmë, kërkova siç duhet dhe pashë komente të ndryshme të Doctor DAWN dhe insistova ta provoja duke e kontaktuar atë nëpërmjet aplikacionit what's on (+2349046229159). Ai më dha arsye të jetoj përsëri dhe përgatiti një magji dhe më tha që ish i dashuri im do të kthehet tek unë brenda 28 orëve. A mund ta besoni, Ish-i dashuri im u kthye tek unë dhe dasma jonë do të mbahet së shpejti. Kontakto me të tani!!! nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë.
AntwortenLöschen*Për të rikthyer marrëdhënien/martesën tuaj
* Kuron çdo lloj sëmundje.
*Kthejeni pronën tuaj.
* Bëni para ose mbeteni shtatzënë, kontaktoni me të:
dawnacuna314@gmail.com