Dienstag, 12. Juli 2011

Begzad Baliu: POEZI


 
PËR GRATË E NJË KONFERENCE SHKENCORE

Ajo rri me duar në gji
Ne gjoks ka vënë kartelën
“NN, prof. asc., Universiteti i Arizonës”
E në qëndrimin e saj shoh Gjylen e Alisë
tek përkunde djepin ne këndin e dhomës

Ajo rri kujtueshëm në fund të radhës
Në gjoks mban shënimin e varur
“AA – prof. dr. në Universitetin e Oxsfordit”
E në kujtesën e saj shoh gruan e Artanit të vrarë
Në fund të luftës së Kosovës

Ajo flet ne Foltore radhe e pa radhe
Dhe fjalët i ngre në shprehje krenarie
Në gjoks ka vënë tiketën “AB-prof nga Munihu”
E në pamjen e saj shoh nusen e Ademit
Tek ekzaltohej para grave në dasmën e fshatit

Ato rrinë ulur, flasin, meditojnë
Andej e këndej salle
Unë i shoh me botën e fëmijërisë dhe tretem larg ndër malle
Dhe shoh se si në sytë e mi shfaqen gratë e fshatit
Gratë e fëmijërisë sime që këtu më ngjajnë në shkencëtare.

*
Tek rrudhin gojën e mbyllin sytë përgjumur
Tek flasin me drojë
E gishtat trokasin me kujdes
Më zgjojnë kujtimet e fëmijërisë
Kujtimet për gratë e fshatit tek thonë
Marr e zotit çka thamë, këtu qenka një djalë!

1 Kommentar:

  1. Qëllimi im këtu sot është të ndaj botës këtë artikull rreth mënyrës sesi Doctor DAWN më ndihmoi të ktheja ish-të dashurin tim, i cili u nda me mua 4 muaj më parë. Bëra gjithçka që munda për ta bërë atë të shihte arsyet me mua në mënyrë që ne të vazhdonim lidhjen tonë, por ai më mohoi. Faleminderit Zotit që më dha mendimin të hyja në internet për ndihmë, kërkova siç duhet dhe pashë komente të ndryshme të Doctor DAWN dhe insistova ta provoja duke e kontaktuar atë nëpërmjet aplikacionit what's on (+2349046229159). Ai më dha arsye të jetoj përsëri dhe përgatiti një magji dhe më tha që ish i dashuri im do të kthehet tek unë brenda 28 orëve. A mund ta besoni, Ish-i dashuri im u kthye tek unë dhe dasma jonë do të mbahet së shpejti. Kontakto me të tani!!! nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë.
    *Për të rikthyer marrëdhënien/martesën tuaj

    * Kuron çdo lloj sëmundje.

    *Kthejeni pronën tuaj.

    * Bëni para ose mbeteni shtatzënë, kontaktoni me të:

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen