Sonntag, 8. Mai 2011

Tri poezi nga Agim Desku


PLISI

Ku ta kërkoj plisin e fisit tim
Në cilën kokë ta shikoj
Si dikur bacit mbi ballië sa hije I kishte
Sëbashku i ruanin kujtimet e gjalla nëpër sëcilët shekuj
Dhe legjendat për burrat e dheut e Atdheut të shqipeve
Të ngritur në këngë të rapsodit këmbëkryq odave shqiptare
Bukur ia thotë n`tela lahuta e nëpër dasma kërset huta
Në cilën udhë të të gjëj si feniks të balsamosur apo në muzeun e shqipeve
Hajt bacalok hajt të dytë do të ngritëmi prap së nuk vdesim ndryshe vetëm shqip
Në lahutë u bëmë bëma dhe falëm zemra për më të bukurit emra
Nga kullat tona luftohej e dashurohej në një sofër të bashkuar me miq
Isha krenar me plis në ballë së e dija që vetëm kështu isha shqipatar denbabaden
Në tokën NËNË ILIRODARDANE me Malësi e Çamëri kur isha vetë Shqipëri
Kur nga kohë e Skëndërbeut valonte flamuri kuq e zi edhe nëpër këtë mbretëri
E sot ku ta kërkoj plisin e bardhë a mos shqipet e kanë marrë ta ruajnë në gji
Nga plagët që shekujt na i bën trupit e na ndanë trungun tim pjesë pjesë
Ca në Çamëri e ca në Iliri ca në Malësi deri kur prap në një Shqipëri
Në një varg të poemës sime e në një këngë do të jemi unë e ti
Me plisin e bardhë si zemra ime që nuk di tjetër fjalë
Vetëm miqësi të falë e në liri dashuri për mallë.
 
 


KULLA

e ndërtuar me gurë e murë
Për plis në ballë për burrë
Ngritë e rritë edhe flamur
Kuq e zi në ILIRI
Fole e shqipeve në Arbëri
Kullat tona plot histori
Nga një hutë nëpër frengji
Kur të vijnë armiqtë e zi
Si traditë për miqësi
Shkollë kombëtare për shqiptari.
 
 
 
VARGJE FLAMURI

Kur erdha në këtë botë
Takova vargun si dashuri të këngës
Si ëndërr për mikën e fjalës
me shekuj e zhdukur nga faqja e dheut
e gjeta nën diell in e fatit tim dhe si kujtim
e ruaj në gjirin e nënës Shqipëri
të mbeshtjellur me flamurin kuq e zi
dhe shkaba dykrerëshe e ruan me gjelozi
fjalën Shqipe në flamur kur ma sheh plisin në ballë
dhe më thërret më emrin tim shqiptar Agim DESKU
si varg i shkruar mu në mes vargjeve të poezisë sime
që dikur mësoja nga Naimi e Serembe
Fishtën nuk më lanë ta njihja si shpetimtar të vargut të kohës
Që mezi e recitoja vargjet që as nuk e kuptoja gjuhën e tyre
E tani vie si relikt mbi sëcilin varg më shumë a më pak së sa e dëshiroja
Të ecën bashkë me fisin tim në të vetmin flamur në të vetmën fjalë shqipe
Që e di çdo fëmijë që nga djepi deri të bëhet burr e shkuar burrave.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen