Freitag, 26. Oktober 2012

Grigor Jovani: FJALET

 
 
FJALET

Kam frikë, Zoti im,
çdo të ndodhë me Fjalët.
Ku do të shkojë kjo punë:
Fjalë me miliona,
qindra poezi!
Jo për ndonjë gjë,
por tani që po plakem,
kam frikë mos mbarohen
dhe s’flas dot me Ty.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen