Freitag, 27. Mai 2011

Danel Cana: MËNGJES DASHURIE



MËNGJES DASHURIE!          

(poemë)

Hëna zuri të venitej, prapa majës malit, t’lartë.
Muzgu nisi dalngadalë, grykës lumit të rëshqasë.

Poshtë fshatit, anës lumit, rridhte çurkë e një burimi.
Aty ndalem të pi ujë, e lë çantën prej meshini.

Kur papritur, veshët kapën, një si tingull prej metali.
Vjen një vajz të mbush ujë, më e bardhë se kristali.

Mbeta një çast i hutuar, s’di si mbeta i habitur !
Para vashëzës së bukur, gjirin mbushur, shtatin rritur.

Syri saj, si drit e hënës, buza si qershi e ardhur.
Si n’argjënt qafa e derdhur, flokët gjer mbi mesë varur.

Dhe ul kokën i hutuar dhe ajo shikon përdhe.
Dashuri e flakëruar, furishmi zëmrën ma rreh.

Matem që ti them diçka, lëviz buzët me ngadalë
Nanurit’ edhe ajo, por s’dëgjohet asnjë fjalë.

Dorën i hedh, lehtë-lehtë, për mbi sup’, për mbi flokë.
Por ajo e drithëruar, i mban sytë gjith përtokë.

Pastaj i ngre sytë ngadalë, edhe mua zë vështron.
Në sy drejt, me mall e zjarrë, drejt në buzë më shikon.

Kroi, ujët shushurit, cërkat përmbi gurë bien.
Porsi lotë shkasin pastajë, si një vajzë që ngashërehet.

Fresku nëpër trup na hyn . Mëllënja këngës ja merr.
Era ëmbël përkëdhelte, pemë e lule, ç’ka mbi dhetë.

  
DUKE KËRKUAR KËNGËN!

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat pesh mi ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa,
Ëmbëlsia e këngës tënde,
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde,
këndonte një ujvarë.
Sa bukur,sa bukur,
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte ,
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështënje,
të lagur na ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oi shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështënjkë moj gjëmbaçe,
vallë ç’far fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.

PISAZH NATYROR!

Mëngjes i freskët, i bukur.
Dielli i zjarrt, del me përtesë.
Hap qepallat prapa majave me borë,
E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.
***
Mjegulla gjumashe e rënduar,
Zvarritet bregut të lumit.
Fushat shtrihen si qylym i blertë,
Dhe grurin era përkundi.
***

-Hej male...O male!
- Sa vite lufte duruat?
-Me trupin tuaj, gjith plagë!
-E prap ju...male qëndruat


NGA VËNDROJA!

Natën e mir atdheu im.
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vëndroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shof bukurin e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.


Vajz e Valëve!
 (Përpunuar me motive popullore)

Mbi një gur anës së detit,
qan e zeza, qan.
Syri i saj, qerpiku i ngritur,
lotin nuk ja mban.
Dhe një djal që dashuroi,
përtej detit shkoi.
Njerz të tjer’, para e huaj,
e bën ta harroi.
Lotë derdh’ , e qan e gjora,
brengën kush ja njeh?
Ike dhe më le e gjora,
vetëm në k’të jetë.
E shkretuam jetën tonë,
jam rritur jetim.
Rroba të zeza, më veshe
tani në të ri.
Ah kurbet, kurbet i shkretë
mbylle ‘sa shtëpi.
Plagë hape, more njerz,
pikë djalëri.
Shkuan vite që kur ike,
një letër s’dërgove.
Ku t’kërkoj, ah un e mjera?
Zemrën ma helmove.

Silvana Berki: FJALËT E SHQIPONJËS



FJALËT E SHQIPONJËS

Dëgjojani këngën shqiponjës, lart në qiell.
Mbi trojet tona e shqetësuar fluturon.
Klithmë e saj dëshpëruese endet nëpër diell,
më kanë "TRADHETUAR", o bijtë e mi -lëngon.

"Më kanë prerë një krahë, ma kanë prish shtëpinë,
dhe zogjtë në fole, si njofë për zogjtë e mi.
Ma kanë kthyer shpinën, ndaj jua kam prerë gjinë,
se janë transformuar, në tjetër njeri.

Gostitin në sofër e hanë me të huaj.
Në tokën trashëguar, nga etërit dardanë,
po mbjellin një farë, që ska emrin tuaj..
dhe flamur i tyre..ska gjak Ilirjanë!

Pa dëgjomani njëherë... zëmrën gjith vajtim.
Dëgjomani, se unë... jam profeti juaj.
Kush më dëgjon mua, merr bekimin tim,
Kush më dëgjon mua, kurrë nuk do të vuaj.

Kjo tokë ska qënë shkretë, ta mbjellin të tjerë
Ska qënë pa flamur, tja thurin tani
Ka pas gjith një emër, që ka shumë vlerë
Mbret në keto anë...quhej Iliri!

Dëgjomëni se per ju unë jam një prind i mirë.
Se më shumë se unë askush z,do tju dojë.
Në shekuj jam bërë copë....të jeni të lirë.
Se jeni shqiponja, mjaltë edhe zgjojë.

Tani....më bëtë mysafirë në troje të mija?!
Tani.... të cunguar, frymën po ma zini?!
Qielli Ilirjan, është dhuratë nga vet Perëndia,
Ndaj, mos ja ktheni shpinën...se ju zë mallkimi!

Vullnet Mato: ZOGU I STUHIVE



ZOGU I STUHIVE

Kur isha gjashtë vjeç dilja këmbëzbathur,
te pragu i shtëpisë përdhese buzë detit.
Ditë me radhë një zgalem krahëhapur,  
më vërtitej përqark si balona rreth perit.

Më ftonte të fluturonim përtej horizontit,
mes reve e dallgëve ku vezullonte kaltërsia. 
Pastaj, çuditërisht, më hyri brenda gjoksit
dhe rrihte krahët fort mes brinjëve të mia.  

Atëherë gjithçka në trup m’u bë fluturuese,
krahët papritmas më morën fuqi reaktive,
zemra më rrihte me dallgë shkumëzuese,    
sepse  kisha brenda vetes zogun e stuhive.

Por koha e kuqe më prangosi atin pa faj
dhe më vuri përballë kafaze për kufizime. 
Me shënjestrën e çiftes së gjahtarëve të saj,
më përgjonte tinëz pasionin për fluturime.

Më detyronte krahët si pulat t’i shtrëngoja, 
të duroja breshrin bujtës në lëkurën time,
ushqimin e peshkut me lëpjetë ta ndërroja,
të më vdiste brenda vetes zogu i stuhive.

U deha me lotët e nënës dhe ika hapësirave, 
zogun të shpëtoja  nëpër errësirat e pyllit,
duke mësuar nga instinktet e egërsirave,
dinakërinë e fshehjes nga drita e diellit.

Aty një mëllenjë në fluturimin rastësisht,
më çukiti zemrën fort me sqep vajzërie.
E fsheha te strofka mes pyllit me ahishtë,
sepse  kisha brenda vetes zogun e stuhive.

Gjatë ndëshkimit për shpirtin tim fluturak,
zvarrita krahët nëpër baltëra vështirësie,  
por njoha skutat më të errëta për almanak,
me skenat e plota të atij ferri marrëzie.   

Kur energjia reaktive të më shuhet tërësisht,
krahët do m’i rimarrin zgalemët e kaltërsive,
fluturimin e penguar të vazhdoj përjetësisht,
sepse  kisha brenda vetes zogun e stuhive.

Montag, 23. Mai 2011

Tonin Nikolli: CIKËL ME POEZI




PSA IKJES SË DIELLIT


Le të më dalë fryma në mëngjes!
Le të pushojë zemra. Gjaku të ngrijë!
Lajmin e vdekjes çojeni vonë,
Pasi të vdesë dielli.

Kur të veshë errësira botën,
Do të vijë ajo!
Me një trokth marramendës,
Me pelerine të zezë.
Me një fjalë të akullt, me dy sy pa jetë.
Me gjuhën e prerë, me veshë të cunguar,
Me dy zgavra sysh, si puse shteruar…

Mos e lini të afrore!
Se mund të rizgjohem, mund të bërtas.
Shpirti nuk është bërë dhè,
Nuk është bërë dërrasë.




CA DRURË


Lisave u ranë
I vranë. I thanë.
Me sopatë ua prenë lëkurën.

Në vend të tyre, në mëngjes,
Mbollën ca drurë qe….përkulen….
 


RIKTHIMI


Unë jam si lumi me drejtim të ndërruar.
Për t’u kthyer në shtratin e vjetër,
Gërryen, gërryen papushuar…




NJË COPË GURI


Jam një copë guri.
Shkëputur nga shkëmb i vjetër.
Jam një copë shkëmbi,
Shkëputur nga Kreshta e Lartë.
Një cpoë krahu e shqipes së paepur,
Copë kthetre që krenari mbart.

Jam copë guri mizorisht shkepur.
Rrokullisur vitesh me rropamë.
Endem shpateve, luginave për të gjetur,
Vendim tim, ku peshoj rëndë.

 

BULËZA E UJIT


Ti je e vogël, bulëz e ujit!
Nën diell reflekton margaritar.
Mbi fijen e barit, kur ulesh,
Je vezullim i paparë….

Ti je e vogël, bulëz e ujit!
Në shkretëtirë shuan etje të madhe.
Ashtu si digën shemb pa bujë,
Dhe bën një gjëmë të madhe.

Ti je e vogël, bulëz e ujit!
Por ke një peshë tejet të rëndë.
Kur rrjedh vajshëm prej syrit të bukur,
Dhe tregon sopirti qhemb.

Ti je e vogël, bulëz e ujit….
 


UNË S’KAM LOTË

( Në ditën kur vdiq poeti dhe miku im i madh, Ndoc GJetja )

Mëngjes i rremë.
I pavertetë.
Qiell i plumbtë.
Bien retë.

Vizione malesh të largët,
Rrëzuar në tymtajë.
Sythe që vyshken.
Lule te paçelura.
Vaj!

Ti ke vdekur!
Dhe une s’kam lote,
Të të qaj…!

 

DETI


Deti shpreh fjalët,
Me valët…

Shpreh marazet,
Me tallazet…

Shpreh poezine,
Me kaltersine…

Vetëpastrohet përditë.
Nxjerr jashtë leshterikë…




DO T’UA LE…


Eci në të njëjtën rrugë me të tjerët.
Në të njëjtin drejtim.
ME HAPIN TIM!

Flas nga e njëjta tribune, me të njëjtët njerez.
Me të njëjtën gjuhë.
ME FJALËT E MIA!

Jetoj me të vërtetat e botës sonë.
Me përgënjeshtrimet e përditëshme.
ME TË VËRTETËN TIME!

Lagem nga i njëjti shi. E njëjta borë.
Thahem në të njëjtin diell.
ME RRECKAT E MIA!

Një ditë do të vdes.Do këpus ëndrrën.
Do le të vetmen gjë që kasha për ju;
ZEMREN!



SHI DHE AVULL


Kur botën shiu ka rrethqarkuar,
Dhe xhamet me avull janë bërë opakë,
Me gishta mbi qelq diçka kam shkruar,
Një frazë të ëmbël që duroi pak…

Avulli mbi qelq është një magji.
Është një telajo enigmatike.
Shkruan mesazhe dhe për çudi,
Fshihen, o kthehen në herioglife…

S’i lexon kush dhe shpirti vuan.
Jashtë përplaset indiferenti shi.
Shpirti me avullin përsëri luan,
Në lojën e përjetshme dashuri.




FLETA E BARDHË


Një fletë e bardhë rënë prej qiellit të kaltër,
Rri pezull në udhëkryqin ku fryjnë erërat.
Kalimtarë që lënë një firmë.
Një strofë.
Një zhgarravinë…

Dikush gris një copë,
Pranë zemrës e ve si hajmali.

Ndalem i mrekulluar para saj.
Nuk mundem të shkruaj.
As të zhgarravis.
As të gris…

Por fshehtas,
Qaj…





MË NDEZE!


Ma vure flakën!
M’i ndeze tërë drutë e sopirti.
Ma prushove zemrën.

Shëëëëët!
Mos ia thuaj kujt!

Se,
Ha, ha, ha, ha!
Na fikin.
Na hedhin ujë!




HIPOKRITI


Dhëmbët e tu janë shumë të frikshëm…
Kur qeshin…
Jo, kur skermiten…
***


Do rrëzohem diku…
Nuk do të ngrihem më.
Do mundohem të pëshpëris,
Një amanet,
Pa zë…


***


Kërkoj një pishtar.
Të ndriçoj skutat e mendimit modern…

Një tas ujë.
Të shuaj etjen e përmytjes njerzore…

Një rrahje zemre.
Për të vrarë vdekjen e shpirtit…



ËSHTË VONË


Është vonë, sytë po i mbyll.
Të bie në terrin e paqtë, kështu.
Për ty trurin shumë po e shtrydh,
Të të sjell më pranë, këtu…

Kilometra, kilometre…
Ndërmjet nesh krijojnë boshllëk.
Zemrat thërrasin njëra- tjetrën,
Ikën njëra, tjetra ndjek…

Tani thirremi nga larg…
Përmes mallit që na djeg.
Ikën ti, të vij nga pas.
Iki unë, prapa më ndjek…

Është vonë, sytë po i mbyll…
T’i hy territ të ftohtë në gji.
Derën hapur lë për trill,
Me shpresën se kthehesh ti…
 
 
Tonin Nikolli ka lindur ne Gjadër te Lezhës .Shkollën 8-vjeçare e ka mbaruar ne vendlindje. Ka vazhduar studimet ne shkollën " SKENDERBEJ" në Tiranë, për t’i vazhduar më tej, në SHKOLLEN E LARTE TE AVIACIONIT në Vlore, të cilën nuk e ka mbaruar plotësisht.
Ka punuar mësues në shumë zona... të rrethit Lezhe, për t’u rikthyer përfundimisht ne repartin e aviacionit, si punonjës i stacionit meteorologjik. Nga viti 1997 eshte emigrant në Itali.
Fillimet letrare janë të hershme.Nga viti 1977 ka botuar krijimet e tij në shtypin shqiptar te kohës.
Ka botuar vellimet poetike:
" PERTEJ SHPIRTIT"
"GUR PENDIMI"
Është në proces të botimit vëllimi poetik " PYLLI IM I BARDHË" si dhe ne dorëshkrim " PETALE VIOLË".

Përgatiti: Kujtim Stojku

Samstag, 21. Mai 2011

Pilo Zyba: FJALA


FJALA

- Miqve te mi poete -

Une fjalen e kam dhe buke dhe kripe,
E kam te dashur dhe kur jam nevrik.
Fjales ia di dhe peshen, ia di edhe hijet,
Ja di edhe nazet, ia di edhe shijet…

Fjales ia di vleren, ia di dhe virtytin
Di ta respektoj kur duan ta mbytin.
Fjalen e dua kur te tjere se masin,
Edhe kur e shkelin edhe kur e vrasin…

Fjalen e dua kur e bejme ure,
Per nje mik, vella, apo per culture.
Gjith’ jeten pas saj jam i dashuruar,
Qofte cicerime apo fjale e shkruar…

Se fjala e shkruar per shoke e per mik,
Dhe te turperon dhe te ben fisnik.
Te ben dhe krenar kur e ve me vend,
Ne rruge, ne tryeze apo ne kuvend…

Kur brumin e saj e le te pa pjekur,
Dhe kur e gatuan nje mendje e fjetur,
Kur e ben helm dhe ia dhuron mikut,
Ka prishur lulezimin e gjithe ciflikut...

Se fjala eshte gur qe vihet ne themel,
Sa here nga goja fluturon dhe del.
Por eshte dhe mine qe te hedh ne ere
Po se mate mire kur e nxjerr ne dere…

Gjithe jeten me fjalen, jam sjelle bute,
Me shume kujdes qe ne mend ta fut.
Shpesh e perkedhel, por dhe i ve fre,
Se leshoj “ azat”, pa kapistall se le.

Se futet ne arat e miqve, komshinjve,
Ben punen e urithit dhe ate te minjve.
Ha letrat ku jane firmosur dhe shkruar
Kontratat, mendimet mes nesh aprovuar…

Kur fjala s’me bindet, dhe del pa menduar,
Me te shpejte gersheret i rrembej ne duar.
I pres veset, eren, dhe floket ne koke,
E bukur te rrije ne miq e ne shoke…

E leshoj capkene mes miqve te futet,
Por, se le te mburret, te flasi qe te duket.
Se e dime te gjithe, ajo eshte e lehte,
Pas saj fshihet mendja e atij qe e flet…

Sa here qe fjalen e gdhend e bej veper,
Ne fabul, poezi, dhe tregim ne leter,
Lodhem ti jap vlera me peshe e mendim,
Sepse gjith kjo veper do mbaje emrin tim…

Dihet, krijuesi do te vdese nje dite,
Por fjalet e shkruara jane si qirinjte,
Drite bejne per jete mbi varrin e tij,
Ato e turperojne, a e bejne perendi…

Prandaj sa here flas, ne gjuhe kam peshore,
Fjalen miturake kur e marr per dore,
Se le te kaloje ne rruge pa shprese,
I shtroj mendimin, pastaj te barese…

E bej te embel, e vesh dhe me drite,
Pastaj i hap portat dhe i jap lirite,
Te futet ne shpirt te tjetrit e lehte,
Ti dhuroje gezim, a ti japi jete…

Fjala eshte burim per goten e shpirtit,
Drejtesi, qetesi apo gjak i Krishtit,
Ndaj s’duhet te derdhet rrugeve nga shkojme,
Se nuk mblidhet lehte, pastaj na qortojne…

Ndaj kujdes vellezer, qytetare, poete,
Doktore, filozofe kur e hidhni ne flete,
Fjalen ta mendoni thell ne “vathe” te kokes,
Dhe pastaj ti hapni kanatet e portes…

Se fjala vertet s’ka emer dhe peshe
Por kostumin tend mban kur ti i vesh,
Dhe kostumi i keq, thoshin mote-motit,
Eshte humbja e vlerave qe del prej te zotit…

Dienstag, 17. Mai 2011

Abdullah Konushevci: LUTJA XLIX


LUTJA XLIX

Kam me këputë një copë qiell
Me mbështjellë dashninë tonë
Me ruejtë nga Sy i Keq

Ka me qenë e diel
Ditë e Madhe e Zotit
Kur kam me fshehë thellë nën dhé

Kanë me marrë vesh shpejt
Se është gjaku ynë
Kur kanë me çelë lulëkuqet
Në tokën e zezë
Dashninë dhe vdekjen
Kanë m’i pa bashkë

Syshkruar flokëzez
Ti ke m’u hapë fushave
Si vetë Frymë e Zotit

Ti
Shoqe
Mike
Motër
Ke me m’u ngulë thikë në zemër

Kush s’ka me ditë
Pse e kam la me lot
Këtë ditë maji

Mbështjellë me një copë qiell
Zot na ruaj
Nga njerëzit në tokë

Prishtinë, më 1 maj 2011

Abdullah Konushevci: LUTJA L

LUTJA L

Kur në të çel dashuria
Asht ngjitur nuk më lë
Qetësi yjesh
Duhet me reshë
Me m’u kthye eshtrat në vend

Portret i saj jam unë
Ajo është Dorian Gray

Kur në mua çel dashuria
Unë zbres poshtë
Marr një copë nga ferri
Dhe e djeg të gjallë
Vurratat e djallit
I shihen kudo

Portret imi është ajo
Unë jam Dorian Gray

Zot, ti e di si
Bëj të plakemi
E të mbesim të rinj


Prishtinë, më 12 maj 2011

Freitag, 13. Mai 2011

Lendita Prenga: LOTET E SHQIPES

LOTET E SHQIPES

Syt e mi ,larg hodhen veshtrimin
permbi qiellin e veshun blu
fluturim erdhi shqiponja
diçka kishte me me tregu

Loti ne sy po i rreshqiste
sikur gurra qe s'shterron
njeri krah ishte i plagosun
edhe zemra po i renkon

Nuk po mundja per me pyt
u ngushtova e lotova
mu afru si nana femijs
ne kraharor fort e shterngova

Me shterngoj e hapi krahet
me cepin e saj lot mi fshiu
po renkoj me tha moj bije
ky renkim ne tokt me shtiu

Jeta shum me ka mundue
fort per bes me ka plagos
me kan nda e me kan coptue
ka shum shekuj qe derdh lot

Mi keputen keta dy krahe
ma kan nda ne copa vatanin
moter e vella ti kan lan jasht
bashke si lan me u ba me nanen

Ka pas mot i thoshin shqiperi
nga danubi e ne prevez
hot e grud plave e guci
diber te madhe e malishev

S'po me len zemra me i permend
nje nga nje, me i than me rradhe
shpirti me dridhet loti s'me len
pres prej tyne te tan me me fal

Un po shkoj me tha fluturim
te shikoj me sy janinen
po hap krahet mbi vendin tim
mbi gjithcka qe e kam timen

Te pershendes me tha moj bije
jete te gjate e shum mbaresi
ruje gjuhen e duje vatanin
mos harro nanen shqiperi

Sonntag, 8. Mai 2011

Tri poezi nga Agim Desku


PLISI

Ku ta kërkoj plisin e fisit tim
Në cilën kokë ta shikoj
Si dikur bacit mbi ballië sa hije I kishte
Sëbashku i ruanin kujtimet e gjalla nëpër sëcilët shekuj
Dhe legjendat për burrat e dheut e Atdheut të shqipeve
Të ngritur në këngë të rapsodit këmbëkryq odave shqiptare
Bukur ia thotë n`tela lahuta e nëpër dasma kërset huta
Në cilën udhë të të gjëj si feniks të balsamosur apo në muzeun e shqipeve
Hajt bacalok hajt të dytë do të ngritëmi prap së nuk vdesim ndryshe vetëm shqip
Në lahutë u bëmë bëma dhe falëm zemra për më të bukurit emra
Nga kullat tona luftohej e dashurohej në një sofër të bashkuar me miq
Isha krenar me plis në ballë së e dija që vetëm kështu isha shqipatar denbabaden
Në tokën NËNË ILIRODARDANE me Malësi e Çamëri kur isha vetë Shqipëri
Kur nga kohë e Skëndërbeut valonte flamuri kuq e zi edhe nëpër këtë mbretëri
E sot ku ta kërkoj plisin e bardhë a mos shqipet e kanë marrë ta ruajnë në gji
Nga plagët që shekujt na i bën trupit e na ndanë trungun tim pjesë pjesë
Ca në Çamëri e ca në Iliri ca në Malësi deri kur prap në një Shqipëri
Në një varg të poemës sime e në një këngë do të jemi unë e ti
Me plisin e bardhë si zemra ime që nuk di tjetër fjalë
Vetëm miqësi të falë e në liri dashuri për mallë.
 
 


KULLA

e ndërtuar me gurë e murë
Për plis në ballë për burrë
Ngritë e rritë edhe flamur
Kuq e zi në ILIRI
Fole e shqipeve në Arbëri
Kullat tona plot histori
Nga një hutë nëpër frengji
Kur të vijnë armiqtë e zi
Si traditë për miqësi
Shkollë kombëtare për shqiptari.
 
 
 
VARGJE FLAMURI

Kur erdha në këtë botë
Takova vargun si dashuri të këngës
Si ëndërr për mikën e fjalës
me shekuj e zhdukur nga faqja e dheut
e gjeta nën diell in e fatit tim dhe si kujtim
e ruaj në gjirin e nënës Shqipëri
të mbeshtjellur me flamurin kuq e zi
dhe shkaba dykrerëshe e ruan me gjelozi
fjalën Shqipe në flamur kur ma sheh plisin në ballë
dhe më thërret më emrin tim shqiptar Agim DESKU
si varg i shkruar mu në mes vargjeve të poezisë sime
që dikur mësoja nga Naimi e Serembe
Fishtën nuk më lanë ta njihja si shpetimtar të vargut të kohës
Që mezi e recitoja vargjet që as nuk e kuptoja gjuhën e tyre
E tani vie si relikt mbi sëcilin varg më shumë a më pak së sa e dëshiroja
Të ecën bashkë me fisin tim në të vetmin flamur në të vetmën fjalë shqipe
Që e di çdo fëmijë që nga djepi deri të bëhet burr e shkuar burrave.