MANUSHAQJA QË MA FALI PRANVERËN
Gojë ambla,
Sykthjellur në qiellin e gjelbër,
Refleksit njomëzor,
Buzagazin ma fali,
Ma fali pranverën…
Nën gurin e thekur,
Diellit të prillit,
Bornajes së denjur,
Gjinjtë qitur jashtë rreze më rreze,
Një puthje shtalbe,
Ma fali pranverën !
Sykthjellur në qiellin e gjelbër,
Refleksit njomëzor,
Buzagazin ma fali,
Ma fali pranverën…
Nën gurin e thekur,
Diellit të prillit,
Bornajes së denjur,
Gjinjtë qitur jashtë rreze më rreze,
Një puthje shtalbe,
Ma fali pranverën !
MODERRNITETIT KAPROLLE E ÇMENDUR
Ti moderrne,
Kohes e tej ndezur,
Ndjenjash lulore si kumbull,
Kumbull paprekur,
Trotuarit kaprolle shathedhun.
Tranden trotuaret,
Xhamash në dritare,
vitrinash krehur,
Me dridhje vithesh,
Një mëshqerrëz..
Mëshqerra modele,
Ardhur prej kreshtesh,
Qyteti po trenohet,
I çmende krejt djemtë !
Ti moderrne,
Kohes e tej ndezur,
Ndjenjash lulore si kumbull,
Kumbull paprekur,
Trotuarit kaprolle shathedhun.
Tranden trotuaret,
Xhamash në dritare,
vitrinash krehur,
Me dridhje vithesh,
Një mëshqerrëz..
Mëshqerra modele,
Ardhur prej kreshtesh,
Qyteti po trenohet,
I çmende krejt djemtë !
JO NUK KA SI BUZA JOTE
Dy fletë lulje me vesë,
Dy kokërra qershi në mjes,
Buzët e kuqe ,
Bio ishin si një dredhëz,
dehje me vesë..
Heu, rinia me huqe,
Ku m`u trete,
Po ku hupe,
Tash veshtroj një trandafile,
Dhe pshërtij,
Dhe dihas, s`ka buzë të kuqe..
Tash s`ka më buzë njomëzore,
Një lugë mjalt po ikën kot,
Kot, edhe një akullore,
Nuk ka moj, si buza jote,
sytë i mbyll, kujtoj kujtoj,
dhe në ëndërra notoj!
Dy fletë lulje me vesë,
Dy kokërra qershi në mjes,
Buzët e kuqe ,
Bio ishin si një dredhëz,
dehje me vesë..
Heu, rinia me huqe,
Ku m`u trete,
Po ku hupe,
Tash veshtroj një trandafile,
Dhe pshërtij,
Dhe dihas, s`ka buzë të kuqe..
Tash s`ka më buzë njomëzore,
Një lugë mjalt po ikën kot,
Kot, edhe një akullore,
Nuk ka moj, si buza jote,
sytë i mbyll, kujtoj kujtoj,
dhe në ëndërra notoj!