Donnerstag, 29. August 2013

Zejnepe Alili - Rexhepi: Shtatë poezi


Fjalët e pathëna

Në kohë të gabuar ecim,
të heshtur e të përvajshëm jemi,
me brengën e historisë në shpirt
dhembshurisht…
në këtë botë të çoroditur,
dëshmitarë të verbër mbetëm.

Lot e pritje amshimi,
në kohë të gabuar
fjalët ngjoken, u tret pakuptimësia,
veç relikte të shkapërderdhura
me madhështi gjarpërore,
po s’kanë vlerë mbi gërmadha.

Në Esperanto heshtën eruditët,
ngecën fjalët,
si para Ciceronit engu
kur makthi shpërprish ëndrrat,
as në ankthe vrastare s’u mposhtëm,
madrigali mori vello dhembshurie.

 

Gjurmë

Bukën e bardhë dhe verën e kuqe,
kaherë i patëm shtruar në sofër
edhe kur krushqit bënin jehonë dasme
e trimat ngrinin flamuj lirie,
në dasma e në vaje,
në krismën përshëndetëse për lindjen
e trashëgimtarit të kullës,
kur derdheshin gjaqet për fjalë dashurish
atëherë dhe sot, po edhe sot,
kemi gjak të bekuar perëndish.

 

Dritë

Në universin shpirtëror,
thurra imazhin e jetës
mbi të ardhmen,
me treqind dasmorë.
Në vendlindjen e stërgjyshit
lash peng gjurmët e mallit,
stinëve të jetës
braktisur nga koha.
Të shterura gëzime,
të tërbuar zëra...
në shpërprishje shekujsh,
nëntore të përgjakur
si ritmi i fateve,
për dritë njerëzore.

 

Kulla arbërore

Në kullë ke djepin e foshnjërisë,
shpreso, shpreso ti zog dashurie!
Këndo ëmbëlsisht,
rritu, rritu imazh lumturie!

Thyeja shikimin e egër mallit,
përgjërimit fshija gjurmët,
dhembjes ndaloja shtigjet.
Bota është jotja voglush!

Një rrëke lumi të bart në jetë,
e shfaq imazhe yjesh si dritë hyjnie.
Me dashuri e shpresë pushto botën!
Mos i lë vend trishtimit të armëve
Se kulla e Arbrit djepin ta përkundi.

 

Arkë kujtimesh

Sa më kërrusi jeta e më mbyti malli,
në ato përsiatje motesh,
në të largëtën fëmijëri
kur dashuria kishte fole,
atë kullë bardhësie
ku peshonte mikpritja e bujaria,
për konak miqësie merrej,
buka në çerep gatuhej…
ngrohtësi shpërndante votra,
sofra shtrohej mjeshtërisht
nga duart e praruara të gjyshes,
aromë dashurie mbante buka
që me ëndje shijohej nga miqtë,
nipër e mbesa plot…
Eh, sa e fortë ishte kulla!

 

Për nder të Lokes

Buzë Vardarit sodisja veten,
thosha jam pjesë e këtij nënqielli!
Lumi, eh lumi,
rrjedh si jetë e trazuar,
valë-valë…
si balli i rrudhur i Lokes
lodhur pritjeve
për birin, nipin,
ndarjen kujton…
Sa trishtuese,
ftesa për varrin e panjohur
këndeve të Evropës,
ku tretet dashuria
për dheun, gjuhën,
nderin e Lokes.
Na mori lumi
me valët e trazuara si jeta!

 

Joshje

Më joshnin dallgët e jetës,
Atje ku pata vajin e parë,
në Juglindje të Europës
mall e dashuri të zjarrtë.

Miq të pa ftuar mbi trojet tona
kurrë s’do të duam,
as rrjetë të thurur me vaje,
si peizazh i trishtë ëndrrimtar!

4 Kommentare:

  1. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    AntwortenLöschen
  2. Sunt foarte fericită în această zi pentru că tocmai mi s-a întâmplat o minune, nu mă așteptam să mai fiu alături de iubitul meu, dar datorită lui DR DAWN, un magician puternic care a făcut-o posibil. Căutam online pe 15 aprilie 2022 pentru a vedea cum îmi pot restabili viața amoroasă și am dat peste multe mărturii despre DR DAWN. Mă apropii de ea și sunt recunoscătoare pentru ajutorul ei, acum prietena mea s-a întors cu mine. Mulțumesc DR DAWN Voi continua să depun mărturie pentru tine. puteți avea încredere în DR DAWN pentru a vă rezolva problemele %100, contactați sincer e-mail, dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp:+2349046229159

    AntwortenLöschen
  3. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    AntwortenLöschen
  4. Unë kurrë nuk e dija se kisha një shans të madh për ta kthyer burrin tim derisa takova Dr. Ellen. Ishte shumë e vështirë për mua kur i dashuri më la për një grua tjetër. Isha i shkatërruar dhe nuk mund të shërohesha. Miqtë dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të na bashkuar, por nuk funksionoi. Isha beqar për disa muaj dhe nuk mund ta shihja veten duke dashur dikë tjetër. Kështu që më duhej të kërkoja ndihmën e Dr. Ellen, e cila më dha privilegjin të sigurohesha që dëshirat e zemrës sime të realizoheshin. Na bashkoi, dashuria dhe lumturia u rikthyen. Fjalët e tij janë angazhimi i tij dhe ai kurrë nuk dorëzohet kur i premton dikujt një rezultat brenda 48 orëve, gjë që më befasoi kur doli rezultati im. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë diku tjetër. Kontakto me të tani. Email-i i tij: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619

    AntwortenLöschen