Samstag, 27. April 2013

Poezi nga Fehmi Ajvazi

 
FEHMI AJVAZI
 
QYTETI I DIELLIT

Sa pak kohë ka ikur Tomas
Nga ëndërra jote e dielltë
Elegjia është skemë e vjetër
E zotrave të fshehur diku
Këndej paganizmit tonë
Andej mërzisë sate të harruar

Odiseu megjithatë erdhi n’Itakë
Mbolli një epokë me shi të zi
E la pas rrënim e tradhëti
Peng për qytetërimin e ri

Bota s’ndryshoi kurrë fytyrën
Veq mënyrat e vdekjes ndryshoi

Tomas ëndërrat s’përfunduan
Vrasësit veq fytyrën ndërruan
Të pangopurit s’u pakësuan
Në zemrën e tokës gërmuan
Diellin ta mbërrijnë me duar
T’ia shkulin dritën tonë
Verbërinë e botës ta shtojnë

Tomas Tomas
Sa pak kohë ka kaluar
Nën këmbët e shekujve
Nën klithmat e të mjerëve
Deri te një botë e re n’bulim
Deri te një kohë e dilltë
Që s’erdhi kurrë...